Përplaset një avion rus zjarrfikës Be-200 në një mal gjatë përpjekjeve për shuarjen e zjarrit në Turqi.
Të gjithë në bord – pilotët rusë dhe zyrtarët turq – janë vrarë. Avioni zjarrfikës u rrëzua në mal në rajonin jugor të Turqisë, të shtunën.
Sipas Ministrisë së Mbrojtjes të Rusisë, avioni kishte në bord pesë ushtarakë rusë dhe tre zyrtarë turq. Pamjet që qarkullojnë në internet tregojnë një shtëllungë tymi të zi që lëshon nga vendi i përplasjes.
Rusya'dan kiralanan yangın söndürme uçağı #Kahramanmaraş'ta düştü
Uçakta pilotlarla birlikte 7 kişi bulunuyordu.
Uçak Rusya'dan kiralanmış Adana yangın söndürme birimine bağlı bir uçaktı. pic.twitter.com/0T1AcWhXdp
— ÇEBİ (@fadimemtr) August 14, 2021











