Kujt i ankohen keta?
105 ha pyje dhe 7000 rrenje ullinj jane djegur gjate Korrikut dhe dhjete diteshit te pare te Gushtit!
Deklaron Prefekti i Fierit ne emer te Qeverise!
Kaq deklarohen pasi realiteti eshte shume me ndryshe!
Banoret e zonave te prekura, kane luftuar me flaket, te vetem me mjete rrethanore, qeveria dhe bashkia te paafta dhe te pa pergatitura per situata te tilla!
Ankohen se:
Nuk kane mjete te bollshme!
Nuk kane zjarrfikse!
Nuk kane numrin e duhur te punonjesve!
Nuk kane kapacitetet e duhura per perballimin e situatave te tilla, te gjitha bashkite, pra edhe BASHKIA E FIERIT!
Po kujt i ankoheni?
Qytetareve qe pesuan deme te konsiderueshme, ne shume siperfaqe toke dhe shume peme frutore dhe ullinj?
A nuk eshte pergjegjesia juaj, pasi, duhet te kishit marre masat e duhura, duke e ditur shume mire qe periudhat e nxehta te veres, gjithmone kane shkaktuar zjarre dhe per pasoje deme te konsiderueshme?
Bien termete dhe kujtoheni, atehere dhe vetem qaheni dhe ankoheni, kerkoni ndihma dhe nderhyrje, i vidhni dhe ato qe vijne dhe pastaj e lini çdo gje ne meshire te fatit!
Po keshtu kur ka permbytje, po keshtu me zjarret dhe me çdo fatkeqesi tjeter natyrore!
Perfaqesuesi i qeverise, Prefekti, shprehet se:
” Bashkite duhet ta konsiderojne si dem ekonomik demin e shkaktuar nga zjarret”
Shume e sakte kjo e thene nga Prefekti!
A do ta konsiderojne bashkite si dem ekonomik?
A do demshperblehen qytetaret e demtuar?
A do te mbaje kush pergjegjesi per keto deme?
Kryetari i bashkise a ka ndonje gje per te thene ne kete situat?
Perveç zjarrvenesve qe duhet te perballen rreptesisht me ligjin, aq me teper zjarrvenesit e qellimshem, por edhe te pakujdesshmit jo te qellimte duhet te mbajne pergjegjesi, per demin qe shkaktojne:
A ka pergjegjesi per ata qe nuk reaguan per parandalimin ne kohe te zjarrit?
Po per mungesen e mjeteve te domosdoshme, per raste te tilla, kush e ka pergjegjesine?
Ku i çoni parate e akorduara per keto pune?
Pse nuk mendoni ne kohe si shtetare serioze?
Kujt i ankoheni?
Me poshte prononcimi i Prefektit:













