Presidenti i kompanisë Kastrati, Shefqet Kastrati është shfaqur sot publikisht prej shumë kohësh mungesë në një intervistë e cila është publikuar në disa media ne tekst.
Kastrati deklaroi se shumë shpejt kompania e tij do të kuotohet në bursën shqiptare, pra do të jetë publike dhe kushdo mund të investoje atje.
”Shumë shpejt “Kastrati”-n do ta nxjerrim në treg, ku të kenë mundësi të gjithë qytetarët të investojnë, të fitojnë te “Kastrati”. “Kastrati” shumë shpejt do të jetë i qytetarëve shqiptarë”, shprehet Kastrati.
Lajmi për hapjen e kompanisë ndaj publikut është një hap i rëndësishëm i saj. Prej disa vitesh ajo zotëron në ekonominë shqiptare edhe përmes kompanive strategjike të vendit, por bdërkohë nuk kishte publikuar asnjëherë bilanc pavarësisht se ai dorëzohet tek organet shtetërore.











