Një grua humbi jetën mbrëmë pasi u zu poshtë nga depozitë uji që u rrëzua. Ngjarja e rëndë ndodhi në Kashar, Tiranë, ndërsa gruaja ka inicialet N.H 54 vjeçe.
Njoftimi i policisë:
Më datë 10.08.2021, në Kodër-Mëzes, Kashar, në katin e dytë të banesës aksidentalisht është rrëzuar dhe e ka zënë poshtë depozita e ujit dhe për pasojë ka ndërruar jetë shtetasja N. H., 54 vjeçe.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.











