Lajm i trishtë për klubin e futbollit të Tiranës.
Ka ndërruar jetë në moshën 91-vjeçare, ish–futbollisti Remzi Bulku.
Këtë lajm e ka bërë publike vetë klubi bardheblu me anë të një postimi në profilin e tyre në rrjetin social “Facebook” ku shkruajnë se i bashkohen dhimbjes së familjarëve duke i shprehur nderimet ish-lojtarit të Tiranës në vitet 1950. a.b











