Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se dot ë jepen librat falas për të gjithë nxënësit e klasave nga e para në të nëntën.
Por nga kjo skemë mbështetëse do të përfitojnë edhe nxënësit e e kategorive të veçanta në arsimin e mesëm dhe të lartë.
“Këtë vit shkollor përmbushet angazhimi që në arsimin bazë të gjithë nxënësit nga klasa 1-9 të kenë librat shkollorë falas.
Ndërkohë, përfitues të kësaj skeme mbështetëse nga #qeveriashqiptare janë edhe të gjithë nxënësit e kategorive të veçanta në arsimin e mesëm të lartë”, shkruan kryeministri Rama.
Deri tani librat falas kanë qenë deri në klasën e 7-të, ndërsa këtë vit të ri shkollor shtohen edhe klasat e 8-ta dhe të 9-ta. Janë rreth 280 mijë nxënës që këtë vit përfitojnë libra falas dhe 16 mijë nga kategoritë e veçanta.












