Kryetari i PD, Lulzim Basha ka shprehur mirënjohje ndaj ndihmës së Kosovës në shuarjen e zjarreve përmes një mesazhi në Twitter.
“Mirënjohje Kosovës për ndihmën vëllazërore në betejën me zjarret!Bashkëpunimi me forcat ushtarake dhe civile të Shqipërisë, që prej ditësh po sakrifikojnë me vetëmohim e në kushtet më të rënda,është jetik për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të qytetarëve dhe të pasurive natyrore. Falemnderit Kosovë për ndihmën dhe solidaritetin që nuk e ke kursyer kurrë!”, shkruan Basha. a.b












