Një makinë mori flakë në ecje sot pasdite në bypassin e Fierit. Drejtuesja e mjetit arriti të dalë nga makina.
Fier/Informacion paraprak
Sot rreth orës 17:30, në bypass_in e Fierit, ka marë flakë në ecje e sipër automjeti tip “Ford”, me drejtuese shtetasen D. M., banuese në Tropojë.
Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në automjet.
Nuk ka persona të dëmtuar.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. a.b











