Vlora ka hyrë në ditën e 14 të betejës me vatrat e zjarrit, të cilat janë ende aktive nga Karaburun dhe Dukat.
Bashkia e Selenicës ka nisur bilancin e dëmeve të zjarrit të një dite më parë. Mësohet se janë djegur 1200 rrënje ullinj teksa nuk gjenden 60 koke bagëti.
Ndërkohë janë djegur 3 banesa në Gjorm dhe një në fshatin Gumenicë të pabanuara.
Bashkia e Selenicës ka ngritur grupe kontrrolli për të evidentuar dëmet e shkatuara nga zjarri i djeshëm.














