• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“SPAK flet me gjuhë të drunjtë në lidhje me hetimet për çështjen e Teatrit”

droni by droni
5 August, 2021
in Kryesore, Politika
0
“SPAK flet me gjuhë të drunjtë në lidhje me hetimet për çështjen e Teatrit”
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

PD ka reaguar në lidhje me qasjen e SPAK ndaj cështjes së teatrit.

“SPAK flet me gjuhë të drunjtë në lidhje me hetimet për çështjen e Teatrit. Të dëshmojë se ky institucion ka vullnet të luftojë korrupsionin”, deklaron sekretari ligjor i PD, Çlirim Gjata.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ÇLIRIM GJATA:

Është e vërtetë që ka ardhur përgjigjia nga SPAK në lidhje me kërkesën tonë për informacion se çfarë po bëhet një vit e ca në lidhje me kallëzimin që Partia Demokratike por edhe Alenaca për Teatrin apo subjektet e tjera kanë bërë për shembjen abuzive të Teatrit nga ana e Bashkisë Tiranë, në frymën e vendimit më të fundit të Gjykatës Kushtetuese. Përgjigjia që erdhi nga SPAK thjesht tregon që është bërë regjistrimi i këtyre kallëzimeve për shpërdorim detyre dhe kaq, pjesa tjetër siç shpjegon edhe drejtuesi i SPAK z. Kraja, është që përbën sekret hetimor por ata po bëjnë hetim të plotë dhe të gjithanshëm. Kjo është një gjuhë e drunjtë, gjuhë e cila fshihet pas asaj që quhet, parimit të sekretit hetimor. Nuk dua t’i hyj asaj se si gazetarët marrin vesh gjithçka, ose ka një pjesë të gazetarëve që marrin vesh gjithçka që ndodh në të gjitha sekretet hetimore, çfarë ndodh në SPAK, dhe që i bëjnë publike, që bëjnë shumë mirë që i bëjnë publike sepse të paktën marrim vesh diçka çfarë bëhet, mirëpo për çudi ka disa kategori kallëzimesh për të cilat as gazetarët nuk dinë asgjë, jo më ne që i kemi bërë kallëzimet, sepse me sa thuhet nuk është bërë kurrëfarë lëvizje, kurrëfarë hetimi. Ky është një problem tjetër. Ajo që unë shoh tek kjo përgjigje se “po bëhet një hetim i plotë dhe i gjithanshëm”, do të kisha dashur nga drejtuesit e SPAK, qoftë edhe në mënyrë teorike të na shpjegoni se çfarë do të thotë “hetim i plotë dhe i gjithanshëm” që pastaj ne ta dimë, që mbi bazën e këtyre parimeve dhe kritereve të “hetimit të plotë dhe të gjithanshëm” nesër të shohim se çfarë ka bërë gjatë gjithë këtij viti SPAK. Sepse një ditë kjo çështje do hapet. Çështja nuk do të mbetet sekret. Gjatë këtij viti SPAK a ka pyetur njeri për shpërdorim detyre, ka thirrur njeri? Ne nuk po i kërkojmë përmbajtjen se çfarë kanë thënë në marrjen në pyetje, por a ka thirrur dikë? Kryetarin e Bashkisë? Një anëtar të Këshillit Bashkiak a dikë që ka marrë një dokument, ose një letër. Një ditë do të dalë dhe do të shohim që gjatë gjithë këtij viti që ne po kërkojmë për të cilën thuhet se po bëhet “hetim i plotë dhe i gjithanshëm” çfarë është bërë? Këto ne nuk i kërkojmë për të bërë presion mbi SPAK, por për të parë nëse ky institucion është në funksionin për të cilin është krijuar, apo jo? Nuk mundet ta mbajmë goditjen e korrupsionit në nivele të ulëta, kryetarë Bashkie, zv/ministrash që korruptohen me gjëra qesharake, apo nënpunësve të ulët për tendera që vlejnë miliona dollarë, shefat e të cilëve nuk ditkan gjë. Nuk është ky korrupsioni në Shqipëri. Të gjithë e dimë këtë. Dhe SPAK për këtë është krijuar, Sepse po të ishte për gjëra të vogla nuk do t’ia vlente të ngriheshin institucione të tilla me Reformën në Drejtësi. SPAK duhet të veprojë më shpejt në raport me çështjen e Teatrit që është një krim barbar, me çështjen e inceneratorëve. Shikoni se çfarë po ndodh me plehrat. Durrës, Kavajë, Fier, një javë rresht digjen plehrat. Përse? Pikërisht për shkak të përfitimit të atyre që kanë marrë kontratat e inceneratorëve. Për shkak të aferës së inceneratorëve për të cilën kemi një vit që kemi bërë kallzim. Nqse do ishin vënë njërezit përpara përgjegjësisë nga ana e SPAK nuk do të kishim tragjeditë mjedisore që po ndodhin. A do merret SPAK me çështjen Beçhetti? 120 milionë euro do të paguajnë shqiptarët për një tekë të kryeministrit. Çështjen e “Astirit”. Ka qindra koncesione, PPP, tendera, që nga Bashkitë e deri në qeveri lart. Doli vendimi i Gjykatës Kushtetuese? Çfarë po bëhet? Nqse do të ishin bërë disa hetime më shumë, ndoshta nuk do të kishim një veprim kaq arrogant të kryemininstrit, sikur ta kishte pronën e vetë, ia dhuron pronën e Teatrit edhe një herë Bashkisë, ia fal Bashkisë. Prokuroria duhet të lëvizë sepse Reforma në Drejtësi, institucione si SPAK dhe të tjerat, u krijuan pikërisht për këtë, që të kontrollojnë administratën dhe politikën. Që të luftojnë korrupsionin në administratë dhe në politikë. Përndryshe çfarë kuptimi kishte që u krijuan këto institucione. Nqse do të kishte lëvizje, nuk do të kishim gjithë këto ngjarje në Shqipëri, deri tek djegiet masive që po shkaktohen. A mban dikush përgjegjësi për këto? Janë blerë helikopterë miliona euro, ku janë, përse nuk përdoren. Mjaft më me zv/ministra dhe nëpunës të nivelit të ulët që korruptohen për një vend pune apo për tenderat për të cilat shefat e tyre “nuk dinë gjë”.

Previous Post

BERAT/ I gjejnë mitroloz në shtëpi, habiten policët

Next Post

PD reformon ngjyrat e logos së partisë, bluja e sfondit bëhet ‘blu neon’

droni

droni

Next Post
PD reformon ngjyrat e logos së partisë, bluja e sfondit bëhet ‘blu neon’

PD reformon ngjyrat e logos së partisë, bluja e sfondit bëhet ‘blu neon’

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.