Bashkimi Evropian ka aktivizuar mekanizmin e mbrojtjes civile për Shqipërine dhe vendet e rajonit pas numrit të madh të zjarreve.
Fill pas këtij lajmi ka reaguar kryetari i PD, Lulzim Basha.
“Aktivizimi i Mekanizmit të Mbrojtjes Civile nga Bashkimi Europian për Shqipërinë dhe vendet e rajonit, është një lajm shumë i mirë në këtë moment kritik të përballjes me zjarret. Mirënjohje Bashkimit Europian për ndihmën, përherë një mik i mirë në kohë të vështira”, komenton Basha. a.b











