• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Berisha: Lë Parlamentin vetëm nëse publikohen fakte kundër meje. Ja çfarë thotë për PD dhe bisedën me Bashën

droni by droni
30 July, 2021
in Kryesore, Politika
0
Berisha, kritika Ramës për planin: Vendi nuk është i varfër, nuk bëtë asgjë për 2 muaj!
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar këtë mbrëmje deklaratën e ambasadores amerikane Yuri Kim e cila kërkoi që ai të mos jetë në Parlamentin e ardhshëm.

Berisha thotë se asgjë nuk e lëkund nga misioni i tij për të përfaqësuar qytetarët shqiptarë në legjislacionin e ri.

Sipas tij, ai do të ndërmarrë një vendim vetëm nëse Departamenti Amerikan i Shtetit do të publikojë fakte që vërtetojnë akuzat e ngritura ndaj tij.

“Nëse keni parasysh deklaratën, nuk jam kaq i bindur, nuk e di se cilat janë motivet e sulmit dhe kërcënimit që ka bërë Kim. Unë mund t’ju them se asgjë nuk lëkund Sali Berishën në përmbushjen e misionit të tij të mbrojtjes së qytetarëve në Parlament. Nuk kam asnjë lidhje me protokollin e parlamentit, jam një deputet që do ulem krenarisht në vendin tim, me një motivim më të madh se herë tjetër. Për çdo vendim që do marrin, është në zgjedhjen e tyre” – tha Berisha.

Berisha u pyet nëse e ka vënë Lulzim Bashën në situatë të vështirë, për të zgjedhur mes tij dhe SHBA.

“Pozita më e vështirë do të ishte nëse unë nuk do bëjë këtë që po bëj. Nëse nuk do të qëndroja për dinjitetin njerëzor dhe të drejtat e njeriut. Një parti që nuk qëndron për këto parime meriton të mos ekzistojë. Kjo është e qartë për çdo demokrat” – tha Berisha.

Pjesë nga intervista:

“Siç thotë DASH, burimet e informacionit të sekretarit të shtetit, i ka nga NGO-të të gjitha të sponsorizuara nga George Soros. Në 2009 kur Banka Botërorre nxorri një raport për Shqipërinë të bazuar në raportet e George Soros, dhe kërkoi një ndjesë.Të mos përmend rastin Griselda. Në këtë kontekst, NGO-të, janë një makineri të Soros që shpikin shpifje. Burime kanë qenë raportet e mediave. Kur kemi qenë në pushtet, ambasadori i SHBA në Tiranë deklaronte se një pjesë të madhe i kontrollonte Rama. Jemi bazuar në raportet të investigimit të qeverisë shqiptare, janë të mbushura me shpifje.

Nëse merren për bazë shpifjet e kundërshtarëve, çdo opozitë në botë mund ta shkatërrosh. Unë qëndroj në të drejtën time, duke mbrojtur të drejtën e atyre që kanë votuar Sali Berishën. I rikujtoj zonjës se atë shprehjen e barit, e ke nga shokët socialistë, jua sugjerojë tua çoni atyre. Ofendime të tilla publike janë për një ambasadore, jo të denja dhe mendoj se detyrohet të kërkojë ndjesë demokratëve dhe shqiptarëve. Barit tja çojë Edi Ramës” – tha Berisha.

Përsa i përket marrjes së postit të deputetit në legjislacionin e ardhshëm, Berisha tha se është i gatshëm që të ndërmarrë çdo vendim nëse publikohet qoftë vetëm një fakt nga Departamenti Amerikan i Shtetit për të vërtetuar akuzat.

“Partia Demokratike është forcë sovrane. Shqipëria është vend sovran. Askush nuk ka të drejtë të përcaktojë kush do jetë në parlament përveç shqiptarëve. SHBA janë një mik i Shqipërisë. Jam i gatshëm të marrë çdo vendim nëse publikohet qoftë një fakt që Sali Berisha ka abuzuar me fondet publike për të pasuruar familjen e tij. Është një deklaratë, e cila nuk ka asnjë fakt, argument apo dokument që mund të provohet. Për këtë i jam drejtuar gjykatës Korreksionale në Paris. Nuk besoj se DASH i ka dhënë frazën e barit pasi është një frazë e diktatorit, nuk besoj të ketë ardhur nga SHBA” – tha Berisha.

Pas kërkesës së ambasadores Yuri Kim, sh-kryeministri thotë se ka zhvilluar edhe një bisedë telefonike me liderin demokrat, Lulzim Basha.

Sipas Berishës, kryedemokrati Basha nuk i ka thënë asgjë në lidhje me qëndrimin që do të mbajë grupi i PD për kërkesën e ambasadores, por as nuk ia ka kërkuar një gjë të tillë.

I vendosur, Berisha lë të kuptohet se nuk do të dorëzojë mandatin e deputetit, pasi siç shprehet ai është në misionin që i kanë besuar qytetarët.

Pyetje: A keni folur me Bashën? Ju tha Basha se çfarë qëndrimi do mbajë PD?

Sali Berisha: Në telefon kam folur. Zoti Basha nuk më tha dhe as ja kërkova. Qëndrimi im është i prerë. Unë jam në misionin tim të besuar nga qytetarët shqiptarë. PD nuk mund të behët kurrë parti e dhunimit të shqiptarëve, as sovranitetit të saj dhe të vendit. Ftoj cilindo përfaqësues të SHBA dhe të çdo vendi tjetër, çdo shqiptar të paraqesë qoftë edhe një fakt të vetëm, por nuk ekzistojnë.

I pyetur nëse e ka vënë Lulzim Bashën në situatë të vështirë, për të zgjedhur mes tij dhe SHBA, Berisha tha:

“Pozita më e vështirë do të ishte nëse unë nuk do bëjë këtë që po bëj. Nëse nuk do të qëndroja për dinjitetin njerëzor dhe liritë e njeriut. Një parti që nuk qëndron për këto parime dhe është themeluar mbi to meriton të mos ekzistojë. Kjo është e qartë për çdo demokrat”, u shpreh ish-kryeministri. Oranews

Previous Post

Aksident i rëndë në Mullet, mbetet pa jetë pasagjeri

Next Post

Aksident tragjik në Shkodër, mbeten pa jetë dy të rinjtë

droni

droni

Next Post
Pas të shtënave në Lezhë gjendet një makinë e djegur

Aksident tragjik në Shkodër, mbeten pa jetë dy të rinjtë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.