Policia e Durrësit ka arrestuar sot shtetasin Rexhep Arapi, i njohur ndryshe edhe si “Kep Arapi”.
Prangosja e tij është bërë pasi është gjetur me armë pa leje në lokalin në pronësi të tij në Maminas.
Rexhep Arapi, në mars të vitit 1991, u akuzua se ka vrarë në Portin e Durrësit, për gjakmarrje, shtetasin A. Çyrbja, banor i fshatit Katund Sukth.
Arapi u arrestua për këtë krim në 1994 dhe u lirua për mungesë provash.












