Gjatë një operacioni anti-drogë policia i kërkoi drejtuesit të një makine “Benz” që të ndalojë dhe të dalë nga automjeti.
Por ai nuk u është bindur urdhrit të efektivëve duke i dhënë gaz makinës e duke u larguar.
Pranë automjetit mund të shihet një polic me uniformë dhe dy civilë që i bëjnë thirrje vazhdimisht drejtuesit të “Benz”-it që të hapë derën. Madje në një moment dëgjohet njëri prej tyre që i drejtohet shoferit me fjalor banal: “Hape derën policia o k*r… Hape derën o b*thq**”.
Pasi dështojnë të ndalojnë drejtuesin e makinës, efektivët u kthehen gazetarëve të pranishëm. Në një moment policët shtrijnë përtokë gazetarin Ergys Gjençaj duke mos e lejuar të filmojë me celular dhe i marrin telefonin.
https://streamable.com/qogrfi











