Ish ministër i Jashtëm, zv/kryeministër dhe kryetar i PD në atë kohë, ka kujtuar vrasjen e drejtorit të Burgjeve 25 vjet më parë.
Tritan Shehu ka bërë një postim për Bujar Kaloshin që u ekzekutua në Tiranë më 26 korrik 1996.
Policia akuzoi Hakmarrjen për Drejtësi për vrasjen.
Postimi i Triran Shehut:
Mengjezi i sotem u cel heret me nje kujtim te tragjik, si pasoje e nje ngjarje kriminale.
Por dhe me kujtim, homazh te thelle e plot respekt per ate, qe ajo dore kriminale largoi nga ne, per mikun e shtrejte, bashkepuntorin e vyer, demokratin e pa perkulur, perfaqesuesin e asaj familje te madhe vlerash e kulture, familjarin shembullor, njeriun e thjeshte e plot virtute, te perkushtuarin, modelin e shtetarit ideal:
Bujar Kaloshin.
25 vite me pare, ne ate paradite te nxehte ato krisma te asaj arme tinzare goditen te gjithe ne, goditen demokracine, shtetin tone te ri, arpiratat per Liri e Perendim.
Se ato krisma erdhen nga skutat me te erta e kriminale te te kaluares, pikerisht per te goditur Shqiperine demokratike e perendimore.
Ne fakt ato ishin preludi i nje revanshi te eger e urrejtje te akumuluar nga ata qe dhunen, shtypjen, vrasjen e kishin pasur si karakteristike per mbi 45 vite diktature.
Ta kujtojme gjithemone Bujarin tone ashtu sic ai ishte, modeli i demokracise, si nje frymezim korrektesie e qendrese per te gjithe! a.b











