Besohet se 3 zyrtarë të Kadastrës së Tiranës janë vënë në prangat e policisë me urdhër të Prokurorisë së Posaçme(SPAK) dhe krimit ekonomik ndërkohë që operacioni është ende në zhvillim.
Të ndaluar janë një zyrtar i Kadastrës dhe 2 sekretare. Një tjetër është shoqëruar, por pasi është marrë në pyetje është lënë i lirë.
Janë lëshuar 5 urdhër arreste deri tani për akuza në lidhje me falsifikim për përfitim pronash. r.p











