Ushtroi dhunë fizike ndaj gjyshes së tij, vihet në pranga 30-vjeçari nga Mati.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit D. D., 30 vjeç, banues në Klos, pasi në banesën e tij ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj gjyshes së tij.
Materialet procedurale në ngarkim të shtetetasit të lartëpërmemdur i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.











