• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

VIDEO/ Ja kush janë personat që grabitën me bandën e tyre 4 milionë euro

droni by droni
24 July, 2021
in Kronika, Kryesore
0
VIDEO/ Ja kush janë personat që grabitën me bandën e tyre 4 milionë euro
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Është zhvilluar sot seanca gjyqësore për masën e sigurisë për bandën e mashtrimit online që grabiti 4 milionë euro në Shqipëri dhe vende të tjera.

Operacioni u publikua dje nga Prokurorja e Tiranës, Elizabeta Imeraj e cila foli në një konferencë për shtyp, tha se janë arrestuar 2 shqiptarë dhe 2 të huaj.

Personat e dyshuar akuzohen se krijonin biznese fiktive dhe mashtronin qytetarët nëpërmjet pagesave online, duke u ndërhyrë në llogaritë bankare.

“Ka arritur të finalizojë operacion të rëndësishëm, duke arrestuar 4 persona për një skemë mashtrimi me vlera të mëdha.

Për shkak të rëndësisë së operacionit, për interesat e prekura dhe pasojave në raport me masën e prekur, jemi këtu në konferencë për t’iu bërë të ditur rezultatet, veprimete kryera.

4 të arrestuarit janë 2 shqiptarë dhe 2 të huaj. Mashtrimi është një problematikë që po cënon shoqërinë shqiptare. Veprimtari kriminale, duke hyrë në tjetërsim, manipulim, ndryshim të të dhënave, llogari bankare brenda e jashtë Shqipërisë.” – tha Imeraj.

Ndërkohë, nanë shpallur në kërkim 8 persona, është proceduar dhe një në gjendje të lirë.

https://streamable.com/ed5yi0

Njoftimi i policis:

Operacioni i koduar “PHISHING”, vihen në pranga 4 shtetas, shpallen në kërkim 8 shtetas, procedohet penalisht 1 tjetër.  Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, Njësia C – Hetimi i krimeve kibernetike në Drejtorinë Hetimore, Departamenti Policisë Kriminale dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Tiranë, realizuan operacionin policor “PHISHING”.
Pas një hetimi të nisur në vitin 2020, pas informacioneve të marra dhe duke vlerësuar maksimalisht situatën kriminale të krijuar, Njësia e hetimit të krimeve kibernetike në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, kanë regjistruar 2 procedime penale dhe ka kryer veprime të vazhdueshme dhe të thella në lidhje me verifikimin dhe ndjekjen penale të disa shtetasve për veprën penale  “Mashtrimi kompjuterik”.
Pas kryerjes së hetimeve, Njësia “C” Hetimi i krimit kibernetik, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Tiranë ka kryer veprimet e mëposhtme:

Ka ndaluar shtetasit:

1.    Donald Anu, 34 vjeç, shtetas i Kamerunit,  alias Ugochukëu  Emmanuel Emereibenu  39 vjeç, shtetas i Nigerisë;

2.    Marie Goufan, 31 vjeçe, shtetase Kamerune, banuese në Tiranë;

3.    Fatbardh Danja, 40 vjeç, banues në Tiranë;

4.    Xhentil Kupe, 54 vjeç, banues në Tiranë.

Janë shpallur në kërkim 8 shtetas të huaj të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Gjithashtu është proceduar në gjendje të lirë shtetasja H. M., shtetase e Kamerunit, banuese në Tiranë.

Situata kriminale e ndjekur nga “Njësia C – Hetimi i krimeve kibernetike“, në bashkëpunim me Prokurorinë e Gjyqësor Tiranë kishte të bënte me dyshime të arsyeshme se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kryer veprime me qëllim ngritjen e një skeme të mashtrimit të pagesës nëpërmjet postës elektronike për mashtrimin e shtetasve nëpërmjet krijimit të subjekteve tregtare fiktive, duke ridrejtuar transaksionet bankare të subjekteve tregtare etj. Kjo goditje e kësaj skeme kriminale realizohet për herë të parë në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Kjo skemë quhet “Mashtrimi i pagesës nëpërmjet postës elektronike”, pasi këta shtetas, në bazë të dyshimeve të arsyeshme, së bashku me shtetas të tjerë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, kanë kontrolluar komunikimet e postës elektronike midis klientëve dhe subjekteve tregtare. Pasi kanë ndërhyrë në sistemin kompjuterik ata kanë qëndruar të “fjetur” derisa kanë parë kërkesa specifike në lidhje me fonde ose pagesa të ndryshme. Në këtë moment, këta shtetas kanë bërë lëvizjet e tyre. Ata kanë kontaktuar klientin, duke marrë rolin e subjektit pritës të fondeve, duke i informuar ata se detajet bankare të kompanisë kanë ndryshuar dhe duke kërkuar që ata të transferojnë fondet në llogarinë e re. Ata duke qenë në brendësi të komunikimeve kanë qenë në gjendje të prodhojnë një mesazh të postës elektronike me pamje me pamje të njëjtë me të vërtetin.

Që kjo skemë të funksiononte, këta shtetas kishin hapur subjekte tregtare fiktive dhe në shumë raste me dokumente të falsifikuara të krijuara nëpërmjet pajisjeve elektronike, por dhe llogari bankare me dokumente të falsifikuara si administratorë subjektesh. Pasi vlerat monetare transferoheshin në llogaritë që këta shtetas kishin çelur ato tërhiqeshin dhe dërgoheshin në shtete të tjera.

Subjektet që janë verifikuar deri më tani si subjekte tregtare fiktive dhe të regjistruara në Qendrën Kombëtare të Biznesit dhe që më pas në emër të tyre janë hapur numra llogarish bankare janë:

1.      CONNECTA INTERCONTINENTAL SHPK
2.      ËORLDËIDE GO LTD
3.      ËORLDËIDE TRADING LIMITED
4.      AFRICAN-ALBANIAN COMERCE
5.      KËOK TANG SHPK,
6.      KRACO LIMITED SHPK
7.      MICHAEL ODYLON LAGMON ROMERO SHPK
8.      PILATUS AIRCRAFT LTD SHPK
9.      TANG KËOK YUE SHPK
10.    LEKLIFARM GLOBAL sh.p.k
11.    MAIBOM GBMH
12.  HORTIFEEDS
13.  TEST FUCHS GBMH
14.  GS ECOMETAL CO LTD
15.  ECI PHARMACEUTICALS LLC
16.  AGNES KATBETH KREIMER
17.  XHENTIL KUPE

Deri tani janë evidentuar subjekte që kanë rënë pre e këtij mashtrimi nga vende të ndryshme të botës dhe më saktësisht nga:

1.    SHBA
2.    GJERMANI
3.    ANGLI
4.    TURQI
5.    BELGJIKË
6.    ZVICËR
7.    FINLANDË
8.    LITUANI
9.    FILIPINE

Po ashtu janë evidentuar llogaritë bankare të hapura në bankat e nivelit të dytë dhe në bashkëpunim të ngushtë me këto banka janë mbajtur në kontroll transaksionet e kryera nga këta shtetas nëpërmjet kompanive fiktive të krijuara prej tyre, me qëllim dokumentimin e plotë të këtij aktiviteti kriminal. Vlerat monetare të evidentuara dhe të dyshuara si të ridrejtuara si pasojë e kësaj skeme kriminale janë rikthyer tek subjektet që i kanë dërguar ato duke minimizuar dëmin dhe viktimat e mundshme.

Deri më tani dyshohet se këta shtetas kanë ushtruar aktivitetin e tyre kriminal për një periudhë të gjatë kohore prej rreth 2 vjetësh dhe së bashku me shtetas të paidentifikuar jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë mund të kenë kryer mashtrime të pagesës nëpërmjet postës elektronike në një shumë prej rreth 4.000.000 eurosh.
Me cilësinë e provës materiale janë sekuestruar:

1.    1 automjet i markës Huyndai
2.    3 pajisje kompjuterike laptop
3.    11 telefona celularë
4.    20 karta SIM
5.    2 pajisje kompjuterike tablet
6.    3 vula subjektesh
7.    8 karta krediti/debiti
8.    9 karta memorie
9.    Pajisje të tjera elektronike ndihmëse etj.
10. Dokumente të ndryshme si vërtetime bankare, fatura bankare, fotokopje pasaportash shtetasish shqiptarë e të huaj, ftesa për leje qëndrimi, kontrata të ndryshme noteriale, prokura përfaqësimi etj.

Aktualisht po punohet për zbardhjen e plotë të këtij aktiviteti kriminal, evidentimin e subjekteve të tjera tregtare fiktive të çelura në territorin e Republikës së Shqipërisë, evidentimin e të gjitha subjekteve të tjera tregtare të mashtruara nëpërmjet kësaj skeme dhe evidentimin dhe vendosjen përpara drejtësisë dhe të personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet.

U kryen veprimet procedurale përkatëse dhe materialet hetimore u dërguan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për vazhdimin e veprimeve të mëtejshme hetimore dhe procedurale për veprën penale “Mashtrimi kompjuterik”.

Previous Post

“Mbi 14 mijë pushues vendas e të huaj kanë marrë shërbim në zonat turistike“

Next Post

Kosova merr medaljen e parë olimpike në Tokio. Distria Krasniqi shkëlqen

droni

droni

Next Post
Kosova merr medaljen e parë olimpike në Tokio. Distria Krasniqi shkëlqen

Kosova merr medaljen e parë olimpike në Tokio. Distria Krasniqi shkëlqen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.