• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

GENC POLLO/ Një demaskim i vonuar: Katovica, Fazlliçi e të tjera

droni by droni
21 July, 2021
in Kryesore, Opinion
0
genc pollo
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Genc Pollo

Në Europë, ShBA e Rusi ecuria e vaksinimit kundër Covid19 nuk po çalon më nga mungesa e vaksinave por nga skepticizmi i një pjese jo të vogël të popullsisë ndaj tyre. Aq sa së fundmi Franca dhe Greqia njoftuan të parat masat “jab or job” (dmth: ose bëj gjilpërën ose ik nga puna) për punojësit e sektorit shëndetësor dhe pritet të vijojnë me punonjësit e arsimit.

Shkak për këtë skepticizëm janë bërë lloj lloj teorish konspiracioni mbi pasojat e vaksinës; ato i shtyjnë skeptikët të refuzojnë një trajtim që mund t’u shpëtonte jetën apo të paktën t’u mbronte shëndetin nga një sëmundje e ligë.

Mendja njerëzore ka qenë gjithmonë e cënueshme deri diku nga bestytnintë e nga manipulimi me to për qëllime të ndryshme. Por prania e kudondodhur dhe impakti publik i rrjeteve sociale i ka dhënë këtyre dukurive një dimension të ri. E thënë me fjalët e Umberto Ecos: një budalla i fshatit, i cili të drejtën kushtetuese për të thënë broçkulla deri dje e konsumonte vetmitar në mejhane, tashmë lidhet në Facebook me budallain e shumë fshatrave të tjerë duke krijuar një grupim interesant e mbase të rrezikshëm.

Edhe shoqëria shqiptare nuk bën përjashtim nga ky fenomen i përgjthshëm megjithëse tek ne vaksinat nuk po i refuzon kush. Por në Shqipëri, edhe në erën para Facebook-ut, janë përhapur, madje kanë zënë rrënjë, teori konspiracioni e legjenda urbane nga më të çuditshmet. Por çka më duket më shumë e çuditshme është që disa syresh nuk janë ballafaquar me një analizë faktike dhe me demaskim intelektual siç lipset të ndodhë me çdo gënjeshtër komplekse që besohet pjesërisht nga publiku. Por rreshtoj më poshtë tre syresh që janë të ndryshme për nga lloji e rëndësia.

Ekziston Katovica, nuk ekziston Katovica!

Në vitet 90 në Tiranë filloi të flitej gjithmonë e më shumë për “marrëveshjen sekrete të Katovicës” midis udhëheqësve të shteteve komuniste të Europës Lindore e Bashkimit Sovjetik të arritur dikur nga fundi i viteve 80 por para rrëzimit të Murit të Berlinit. Në thelb të marrëveshjes paskej qenë dakordësia se përballë pashmangshërisë së rënies së regjimeve do të duhej që elita komuniste të mimetizohej me lëvizjen demokratike, të mbante pushtetin ekonomik dhe gradualisht të rimerrte pushtetin politik.

E vetmja gjë gjë e shkruar që paraqitet në favor të kësaj teze është një shënim (thuhet i Komitetit Qendror të PPSh-së) ku referohet se një material i shokut Gorbaçov po studjohet prej dy vjetësh nga shokët e partisë (PPSh) me porosi të shokut Ramiz dhe se aty bëhej fjalë për mbajtjen e pushtetit ekonomik nga komunistët. Nuk flitet as për Katovicën, as për ndonjë mbledhje të fshehtë të udhëheqësve komunistë të Lindjes e aq më pak për përfaqësimin e PPSh në këtë mbledhje. Studjues të ndryshëm bazuar në gjuhën e në germat e përdorura e konsiderojnë shënimin një dokument apokrif (të rremë).

Por edhe sikur shënimi të ishte autentik nuk thotë ndonjë gjë të re: perestrojka gorbaçoviane nuk ishte ekonomi tregu e mirëfilltë. Ajo synonte të çlironte ndërmarrjet shtetërore nga korseti i ngurtë i planifikimit qendror dhe tolerimin e biznesit të vogël privat pa vënë në diskutim pushtetin sovjetik (komunist). Këtë gjë shokët e partisë po e studionin prej dy vjetësh.

E parë nga një kënd tjetër “Marrëveshja e Fshehtë e Katovicës” nëse vërtet do të kishte ndodhur do të ishte një zhvillimi politik i rëndësishëm në Europë. Shqipëria komuniste që kishte braktisur Traktatin e Varshavës e KNER-in e që bubullinte kundër “socialimperializmit sovjetik” nëse do të ishte e ftuar prapë do të mbetej vrima e fundit e kavallit. Ky zhvillim politik i rëndësishëm nuk mund të mbahej më i fshehtë sidomos mbasi forcat demokratike në Lindje morën pushtetin e hapën arkivat dhe kur një numër funksionarësh komunistë nisën të flasin e të nxjerrin sheshit të palarat e regjimit.

Nisur nga domethënia politike “Katovica” do të ishte bërë patjetër objekt prezantimi publicistik, debati politik dhe studimi akademik. E megjithatë fakt është që “Marrëveshja e Fshehtë e Katovicës” nuk njihet gjëkundi përveçse në tele-studjot e kafenetë e atdheut tonë. Literatura e bollshme e tranzicionit post-komunist europian, me sa kam lexuar unë, nuk e përmend gjëkundi atë. Por edhe gugllimi, sido të kombinosh fjalëkyçet në anglisht e në gjuhë të tjera (Katowice, Communist, secret, agreement, plot, economic control e të tjera), nuk të jep asgjë të tillë. Me pak humor mund t’a konsiderojmë “Marrëveshjen e Fshehtë te Katovicës” si një kompllot ndërkombëtar për të cilin palët e përfshira nuk dinë gje akoma edhe pas tridhjet e kusur vjetësh.

Tranzicioni shqiptar nga komunizmi në demokraci tregu ka qenë kompleks, i vështirë plot mangësi e probleme. Por ato lipset të shpjegohen në kontekstin e rrethanat konkrete të kohës kur vepruan aktorët politikë. Të shikosh aty dorën e Gorbaçovit apo firmën e Katovicës është një formë e mosmarrjes së përgjegjësisë dhe e projektimit të saj diku jashtë vendit. Por “Katovica” është gjithashtu edhe një orvatje veresie për të diskredituar proçeset demokratike në Shqipëri, të cilat filluan në Dhjetor 1990.

Fazlliçi merr sekrete, Fazlliçi s’merr sekrete!

Skandali sipas opozitës: Ne vitin 2006 një shqetësim i madh i opozitës dhe i mediave pranë saj kaplloi për muaj të tërë debatin publik: si ka mundësi që sekretet shtetërore të zbuloheshin para një boshnjaku të dyshimtë të quajtuar Damir Fazlliç.
“Provë” për zbulimin e sekreteve shtetërore para Fazlliçit ishte një fotografi ku dukeshin ulur rreth tryezës Kryeministri Berisha, Ministri i Mbrojtjes, Tom Ridge, ish guvernator i Pensilvanisë (Republikan) e ish Sekretar për Sigurinë e Atdheut (Homeland Security) në Administratën Bush, Damir Fazlliçi e ndonjë tjetër.
“Provë shtesë” ishte pohimi se fotografia paraqiste një mbledhje të Këshillit të Sigurisë Kombëtare me praninë e paligjshme e kërcënuese të z. Fazlliç (për praninë aty të z. Ridge, që teorikisht ishte gjithashtu e paligjshme nuk u shqetësua kush).

Ngjarja sipas meje: Kryeministri më kishte ftuar mua, asokohe Ministër i Arsimit, të vija një paradite maji 2006 në një takim me Sekretarin Ridge mbasi ai mund të na ndihmonte në projekte arsimore me ShBA. Në takim, ku ishte edhe Damir Fazlliç, u fol në përgjithësi për reformat, raportet me ShBA e për anëtarësimin në NATO. Fotoja publike e këtij takimi e përmendur më lart fillon nga e djathta me Ministrin e Mbrojtjes; unë që isha ulur përbri tij në të majtë mbeta jashtë fotos dhe si pasojë jashtë vëmendjes të korit qortues për rrezikimin e sekreteve.
Meqë në takim nuk doli koha për arsimin Kryeministri sugjeroi që të të rrija për drekë me Sekretarin Ridge. Në Restorant Piazza, në praninë e asistentes së tij Elisabeth, një bjonde e pashme, e të NS, këshilltar i Kryeministrit, hëngrëm një drekë të shijshme e patëm një bisedë të këndëshme edhe për arsimin; z Ridge nja dy herë tha : “Elisabeta! Ministri e unë do të shkojmë shumë mirë!” (Elisabeth! The minister and me will get just fine!). Gjithësesi emaili që i dergova të nesërmen me propozime bashkëpunimi arsimor nuk mori ndonjëherë gjegje nga zoti Ridge; ajo ditë ishte e para dhe e fundit që takova atë dhe z. Fazlliç.

Në javët më pas ndiqja edhe me habi edhe me zbavitje shqetësimin agjitativ të Partisë Socialiste për sekretet e rrezikuara. Si dhe moskokëcarjen e Kryeministrisë për të sqaruar që kjo ishte thjesht një broçkull. Qoftë duke përmendur faktin e njohur se Këshilli i Sigurisë Kombëtare ishte një organ me kryetar Presidentin e Republikës, asokohe zoti Alfred Moisiu. Ky i fundit, i vetmi me tagër për të mbledhur Këshillin, ishte mjaftueshëm rigoroz për të mos ftuar të huaj; le më pastaj për të toleruar, praninë e të huajve aty; qofshin këta boshnjakë apo amerikanë.

Diku nga vjeshta e atij viti, në studjo televizive, pasi mbaruan pyetjet për reformat në arsim, Ilir Babaramo më kërkon sqarim sesi mundet qeveria të tradhëtojë sekretet shtetërore tek një boshjak i tillë. I shpjegova me arsyet e mësipërme që bëhej fjalë për një sendërgji publike duke shtuar se me po atë stil mund të shpallnim takimin tonë Pollo-Babaramo si mbledhje të Këshillit të Sigurimit të OKB; madje edhe të miratonim ad hoc ndonjë rezolutë për Lindjen e Mesme:). “Si ka mundësi?!” insistonte Babaramo. Ai ndodhej qartazi në të hershmen dilemë njerëzore për të besuar faktet e verifikueshme konkretisht apo pohimet e përsëritura deri në budallepsje.

Ka apo nuk ka ujdi PD-PS?

“PS e PD kanë rënë dakord që të mos e ankimojnë në Gjykatë Kushtetuese Ligjin e Dekriminalizimit. Sepse ai ligj është antikushtetues dhe Gjykata nuk ka rrugë tjetër veçse t’a shfuqizojë atë!”. Kjo ishte intriga që degjoja shpesh nga vëzhgues të politikës në kafenetë e Tiranës mbas miratimit në Kuvend të atij ligji në dhjetor 2015. Asokohe këtë gjë e dëgjoje edhe në studio televizive nga analistë pasionantë.

Për mua kjo ishte një broçkull; por po të thoja se një marrëveshje e tillë nuk ekzistonte, do të dilte një kompetent që të më thoshte se deal-in e kishin bërë direkt e personalisht Rama e Basha duke anashkaluar deputetët. Dhe si rregull kompetenti nuk sqaronte se si kishte mësuar për këtë deal sekret. Por insistonte me siguri se deal-i ekzistonte.

Atëhere i kthehesha argumentit ligjor. Nuk kishte kuptim një marrëveshje e tillë se në Gjykatën Kushtetuese nuk legjitimohet ankimimi vetëm i partive, grupeve. Por edhe i çdo deputeti individual, shoqate apo qytetari, për sa kohë është fjala per te drejtat e njeriut e barazinë pra ligjit (Dekrimi ne fakt është nje lloj kufizimi i tyre). Pra deali i supozuar PD-PS nuk bënte fajde sepse dikush tjetër me mendjen e tij ose me porosi të fshehtë nga partitë (në fakt nga PS që i rezistoi sa mund Dekrimit) mund të ankimonte Ligjin.

Pastaj vinte edhe argumenti madhor: Ligji i Demkriminializmit mund të rezultonte fare kollaj jo kushtetues. Për këtë arsye Kuvendi amendoi Kushtetutën sipas këtij ligji para se të miratonte vetë ligjin. (Amendamentet kushtetuese nr. 137/2015 për ata që duan detaje).

E megjithatë këto argumenta që mund të duken asgjësues, po të perifrazojmë Leninin, nuk impresiononin dashnorët e tezës së dealit të fshehtë Rama-Basha që kur i takoja sërish mbas pak javësh e përsërisnin pa teklif tezën e tyre a thua se nuk ju kishte kapur veshi argumentat kundra. Deri sa kjo tezë, gjithësesi pa brizancë politike, u shua e u harrua.

E Vërteta të bën të lirë

Unë nuk besoj tek dominanca a priori e atyre që Noli i përshkruan si grupi i aftë “që te shesë rërën për farë”. Interesi politik apo përtacia mendore mund të përhapin gënjeshtra e sendërgji. Por konfrontimi e demaskimi i tyre është i mundshëm, i nevojshëm madje i domosdoshëm. Po u lanë të gjallojnë e shumohen rrenat publike i hapet rruga edhe zaptimit të mendjeve. Dhe pa mendje të lira nuk ka liri e demokraci për njerëzit. Kura mbetet gjithmonë e vërteta e bazuar në fakte dhe e prezantuar me arsye. Sepse e vërteta, siç dëshmon edhe Bibla, të bën të lirë.

Genc Pollo

Ish ministër e deputet

Previous Post

MOMENTET E ARRESTIMIT/ 4 arrestime të bujshme në Durrës, 2 të dyshuar për vrasje dhe prostitucion, kapen kokainë dhe armë

Next Post

Sëmuret Fatos Tushe, kërkon lirimin përmes garancisë pasurore

droni

droni

Next Post
AKUZAT PER 10 PERSONA/ Detaje të reja për arrestimin e kryetarit të Lushnjës, në pranga edhe dy biznesmenë

Sëmuret Fatos Tushe, kërkon lirimin përmes garancisë pasurore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.