Padi për Partinë Socialiste pak muaj pas zgjedhjeve për çështjen e patronazhistëve.
162 qytetarë të Qarkut të Tiranës, përfaqësuar nga organizata rinore GUXO, padisin sot në SPAK, Partinë Socialiste dhe drejtuesit e saj për mbledhjen, përpunimin dhe përhapjen e paligjshme tek patronazhistët të dhënave të tyre personale.
Depozitimi i padisë pritet të bëhet në orën 13:30 në SPAK.
Pak ditë më parë ata kanë depozituar një kërkesë pranë Komisionerit për Mbrojtjen e të Dhënave, në të cilën kërkojnë: (i) konstatimin e paligjshmërisë së mbledhjes, përpunimit dhe publikimit të të dhënave personale nga Partia Socialiste; (ii) fshirjen e cdo të dhëne personale nga serverat, kompjuterët, telefonat dhe cdo pajisje tjetër elektronike e PS-së; dhe (iii) ndëshkimin me sanksione administrative të PS-së.
Pasia erdhi pas procesit të mbledhjes së nënshkrimeve që GUXO ka kryer përgjatë muajit Maj në bashkitë Tiranë dhe Kamëz, me grupet e saj të vullnetarëve.
Guxo është një projekt i ri. Kjo padi pritej të bëhej nga organizatat e të drejtave të njeriut që financohen nga BE dhe donatorë të tjerë të mëdhanj më qindra mijëra euro. Por ato u mjaftuan vetëm me një deklaratë të vakët cfarë tregon afilimin në masë të shoqërisë civile me qeverinë edhe kur instrumentet e saj bien në kundërshtim me interesat e qytetarëve, të drejtat dhe liritë e tyre. a.b












