Foto ilustruese
Rreth orës 19:30, në Lundër, ka rënë zjarr në një magazinë, ku ka vetëm dëme materiale. Magazina është shtetërore dhe brenda saj kishte edhe materiale zgjedhore.
Në vendngjarje ndodhen sherbimet e zjarrfikseve të cilat kanë vënë në kontroll flakët dhe po punojnë për fikjen e tyre.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit, ku paraprakisht dyshohet se zjarri ka ardhur nga nxehtësia e lartë të disa baterive.
Magazina është shtetërore dhe besohet se u përket rezervave. Policia nuk njoftoi se magazina ishte shtetërore. a.b












