Sipas medieve greke, vrasja në Mykonos e 27-vjeçarit shqiptar këtë të hënë që erdhi pas një sherri për shkak të mosmarrëveshjeve për lekët.
Nga hetimet dhe dëshmitë e pesë të arrestuarve mësohet se kanë qenë 12 shqiptarët që kishin lënë një takim për t’u sqaruar në Mykonos, por shumë shpejt gjakrat u nxehtën dhe situata agravoi.
Nga përleshja e përgjakshme i riu shqiptar u godit me thikë në zemër dhe ndërroi jetë në vend. Ai kishte disa muaj në Mykonos pa dokumente dhe punonte në ndërtim. a.b












