Në kamionin me banane ndaluar në portin e Durrësit u gjetën brenda 150 kg kokainë e ardhur nga Ekuadori. Lënda narkotike ishte e ndarë në 14 pako dhe ishte e futur në pjesën e kontenierit.
Kamioni me banane kishte mbërritur në Portin e Durrësit dy ditë më parë ndërkohë që ishte në vëzhgim se kush do vinte që të merrte sasinë e kokainës. Droga u pikas në momentin e skanimit.
Deri më tani janë dy persona të shoqëruar në komisariat. Shoferi i kamionit, ndërsa personi i dytë është përfaqësuesi i kompanise që ishte paraqitur për të marrë sasinë e bananeve.
“Alba Exotic fruit” është kompania që kishte porositur sasinë e bananeve. “Alba Exotic fruit” është me seli në Kombinat, Tiranë, dhe operon në treg që nga viti 2011, ndërsa pronarë të saj janë Eduart Dauti dhe Barjon Gumeni. a.b











