Një person humbi jetën këtë mbrëmje në Tiranë pasi ra në kontakt me rrymën e elektrike.
Kjo është viktima e dytë nga energjia në vend. Pak orë më patë korenti shkaktoi një tjetër viktimë në Klos.
Tiranë/Informacione paraprake:
Rreth orës 21:15, në rrugën “Fitnete Rexha” dyshohet se si pasojë e rënies në kontakt me rrymën elektrike ka humbur jetën shtetasi I. Xh., rreth 47 vjeç ( i cili vuante nga probleme të shendetit mendor).
Rreth orës 22:00, në zonën e Ali Demit, mjeti motorr me drejtues shtetasin O. S., 34 vjeç ka aksidentuar një shtetase ende të paidentifikuar, rreth 65-vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Klos/informacion paraprak
Rreth orës 17.10, në fshatin Mishter në Klos, shtetasi I. K., rreth 35 vjeç, dyshohet se ka rënë në kontakt me energjinë elektrike në banesën e tij, dhe si pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes .











