Një autobus doli nga rruga dhe u përplas me një pemë pa shkaktuar dëme në kalimtarë. Ndërkohë dy pasagjerë në autobus u plagosën dhe u dërguan në spital. Ngjarja ndodhi në Tiranë tek stacioni i trenit.
Tiranë/Informacion paraprak
Tek ish stacioni i Trenit, një mjet autobuz, dyshohet se si pasojë e humbjes së kontrollit mbi mjet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një pemë. Si pasojë janë dëmtuar lehtë dy pasagjerë, të cilët u dërguan në spital, për ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.












