Është larguar sot nga detyra shefi i Komisariatit në Sarandë, Syrja Bello.
Shkarkimi i tij erdhi pasi Kryeministri Edi Rama i dha drejtuesve të policisë 100 ditë kohë për të realizuar të gjitha ndryshimet e kërkuara prej tij ndërkohë që solli si rast të punës së dobët të policisë edhe shkëmbimin e zjarrit në Sarandë dhe plagosjen e një pronari lokali në këtë qytet.
Ai është zëvendësuar në këtë detyrë nga Klodian Kondi. a.b












