Një 38-vjeçar humbi jetën sot paradite në afërsi të fshatit Dushar, në zonën e Lozhanit.
Një mjet tip Ifa, i ngarkuar më lëndë drusore, brenda të cilit udhëtonin pesë persona është përmbysur dhe si pasojë ka humbur jetën Drejtori i Shërbimit Pyjor në Bashkinë e Maliqit.
Sipas të dhënave viktima ishte pasagjer, por në momentin e aksidentit është hedhur nga mjeti për të shpëtuar, por ky i fundit e ka zënë poshtë duke i marrë jetën. a.b











