Kreu i PD, Lulzim Basha takon Ambasadorin e Japonisë në Shqipëri, Takada Mitsuyuki.
“Sot pata kënaqësinë të mirëpres Ambasadorin e Japonisë në Shqipëri, z. Takada Mitsuyuki. I shpreha mirënjohjen për ndihmën që Japonia bujarisht ka ofruar ndër vite në sektorë të ndryshëm të ekonomisë dhe infrastrukturës. @pdshqiperi do të vazhdojë të mbështesë bashkëpunimin ekonomik me theks të veçantë në investimet japoneze dhe turizmin”, shkruan në një postim në twitter kreu i PD, Basha. m.k













