Në dosjen për arrestimin e kryetarit të Bashkisë së Lushnjës ndodhet e zbardhur edhe një bisedë mes kryetarit Tushe dhe biznesmenit të arrestuar po ashtu Ibrahim Lani.
Gjatë bisedës biznesmeni thotë se ka pirë kafe me B dhe ai ka thënë se duhet ta mbani mbledhjen. Zbardhja nuk ka theksuar se kush është B por nga konteksti mund të mendohet se bëhet fjalë për deputetin socialist.
Më poshtë është një faksimile e bisedës së zbardhur nga SPAK.












