• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Ankthet e fundit të Koço Devoles para se të shuhej nga covid, Mitro Çela publikon mesazhet e fundit me aktorin e jashtëzakonshëm

droni by droni
9 July, 2021
in Kronika, Kryesore, Telegram
0
Ankthet e fundit të Koço Devoles para se të shuhej nga covid, Mitro Çela publikon mesazhet e fundit me aktorin e jashtëzakonshëm
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gazetari i njohur,  Mitro Çela ka publikuar mesazhet që ka shkëmbyer me mikun e tij, humoristin e ndjerë Koço Devole, para se ky i fundit të humbte jetën nga COVID-19.

Gazetari tregon dhe momentet kur humoristi i njohur zbuloi te ishte i infektuar me COVID dhe u shtrua në Spitalin Infektiv. Mes SMS-ve, Çela zbulon dhe bisedën që Koço Devole ka bërë me mjekun Pëllumb Pipero dhe me shefen e Infektivit Najada Çomo.

 

MESAZHET E PLOTA TË PUBLIKUARA NGA GAZETARI MITRO ÇELA

-Pesë vitet e fundit me Koçon rrinim po thua gjithë ditën bashkë… Në mëngjes më priste afër shtëpisë. Unë – shofer, ai – pasagjer. Më pas pinim kafe në Top Channel. Ai e shoqëronte me cigare. Në orën 14:00 hanim drekë me Filipin, Dorin dhe Devin. Kuptohet vinte edhe ndonjë VIP për… muhabet… Rrallë, shumë rrallë ama, shkonim në kazino. Kërkonim fatin, por që nuk e gjetëm kurrë.

Ky rit përsëritej çdo ditë.

Por erdhi karantina. U ndamë. Zëvendësuam bisedat me mesazhet. Një ditë më tha:

-Mitro, lexova mesazhet. Pashë qe ka shumë broçkulla, por ka edhe gjëra me bereqet, që mund të jenë pjesë e ndonjë libri. Kuptohet librat bëhen pas vdekjes. Kush do ta shkruajë? Ti apo unë?… Varet nga fati, që thonë, se është shkruar në ADN…

3 prill 2019

Unë -Koço! Kam dy orë që po vi vërdallë si pordha nëpër brekë. Dua të shkruaj, por nuk po qullos dot gjë. Më duket sikur kam rrjedhur… Është sakllam, sepse ma kujton edhe Ezmerka herë pas here.

Koço –Të gjithë kemi roitur qirjo, po nuk e kuptojmë. Do vijë një ditë që nuk do njohim as veten para pasqyrës.

Unë -Koço, jemi rreth televizorit. Në orën 19.10 te RTSH shqip jepet “Gjuetia dy.”

Koço -E kam thënë me kohë: partia më shumë na do të vdekur se sa të gjallë.

Unë -Nuk e ka keq. Partia sheh më gjerë, sidomos kur është në pushtet.

Koço – Këtë po bën tani “Partia” që udhëheq botën. Duan të na shfarosin të gjithëve.

7 prill 2020

Unë -More ndonjë koqe leku? Ka një llaf që të hamë me shëndet

këtë rrogë e pastaj…me sytë nga Allahu! Bëre pazar? Unë e kam të ndaluar të zbres shkallët! Diktaturë më të ndyrë se corona nuk kam parë.

Koço -Lajme të “mira” po na jep, o qirjo. Pa lekë ikim më shpejt te të shumtit. Në të sëmës i qoftë koronavirusit dhe diktaturës. Qofshi mirë të gjithë.

Unë -Nuk është lajm nga burimi. Më shumë i prodhuar nga truri im eksiq.

Koço -Do mbetemi si çifutët në shkretëtirë. Vitin tjetër ka rrezik të mos marrim as pensionet. Dynjaja po bie në recension. Do hamë njëri-tjetrin?!

Unë -A do na punojnë dhëmbët, kam merak.

Koço –Neve do na hanë të parët, qirjo. Tërë kjo luftë për shfarrosjen e pleqve po bëhet. Ushqeu mirë që kur të të hanë të thonë: “Mbrëmë u kënaqëm. Kemi ngrënë një Mitro të zgarrës dhe një Koço të furrës!”

Unë -Sikur t’i ndërrojmë? Mishi im, besoj, ka më shije nga furra!

Koço -Të shkon mendja se kush do të hajë ty? Unë mendoj se Berisha nuk e pranon mishin tënd. Kur nuk të hëngri të gjallë, kur të “kalli” deputet, nuk ka llogjikë të të pranojnë të pjekur në tavolinë. Rama? Jo dhe jo. Kam lexur dedikimin e Ramës te libri “Kurban-i”, “Mitro, armik i dashur!” Dhe ti e di mirë: armiqtë vriten. Nuk hahen!

Unë -Po Ben Blushi?

Koço -Beni nuk të ha. Ke qenë mik i babait, Kiço Blushit. Po të të hajë ty, do t’i duket sikur ha babain?… Kështu disa orë do shëtisësh tavolinë më tavolinë!… Ç’na gjeti, qirje Mitro! Karantina na budallallepsi fare. Flasim e shkruajmë gomarllëqe si kryeministri ynë. Nga karantina e ka dhe ai që flet hajvanllëqe… U ula të ha qirjo. Flasim nesër. Natën.

Unë -Uaa! Sa mirë të shkoi mendja. Po ha edhe unë. Më kishte dalë nga mendja.

8 prill 2020

Unë -Mirëdita! Sot harrova e hëngra dy herë mëngjes! Kam një kërkesë: Mund të ma shtysh pjekjen në furrë? Kam dy arsye: Së pari, ta hamë rrogën që na dha nga xhepi Filipi. Së dyti, bëra foto. Isha dobësuar. Vendosa të ha tërshërë që të majmem, sepse jo më kot hanë tërshërë kuajt. Po të piqem sot, i vendosur mbi tavolinë, ngrënësit me thika e pirunj në duar, do të thonë: Zhapë dhe si mish kau i pa tredhur, ky Mitroja?!


22 prill 2020

Unë -Si të kam Koço? Unë sikur u mësova brenda shtëpisë. Nuk e rruaj fare… mjekrën. Kruhem për qejf me Ezmerkën. Bëj video reklamë me nipin.

Koço -Unë mirë jam, Mitro xhani, veçse kjo karantina sikur po na budallalleps nga pak. Rrimë në shtëpi dhe flasim përçart. E ke edhe ti këtë përshtypje?

Unë -Shenjë e mirë. Kishte bërë një libër Flamur Bërdëllima: “Jemi shtuar ne, budallejtë.” Të kam edhe ty si personazh, Mitro, më tha. Kështu mua nuk ka çfarë më bën karantina. Jam në libër.

Koço -Mirë thotë kënga: “Lum si ne, e lum si ti, Shqipëri që s’ke pleqëri.”

Unë -Ai që e ka bërë këtë këngë, ka qenë budalla. Ndryshe kënga nuk do jetonte kaq gjatë.

Koço -Ke të drejtë, budallallëqet mbahen mend.

Unë -Shyqyr që e kemi kuptuar, pa na e thënë Filipi!

Koço -Sakllam.

26 prill 2020

Unë -Si të kam Koço djali? Më mori në telefon Filipi. Qenkam i marrë, thashë. Por jo. Donte një punë për stërnipin e vjehrrit.

3 maj 2020

Unë -Faleminderit, qirjo! Si ke qenë? Unë sot e theva robërinë. Dola një orë nga liqeni. Të fala nga Ezmerka.

17 tetor 2021

Unë -Qirjo, si je? Pyetje koti. Nuk mund të jesh sëmurë sot, që Filipi mbush 65 vjeç.

Koço -Filipi të bëhet 100 vjeç, por unë nuk jam hiç mirë. U bë një javë që pi koqe. Mos kam virus? Ty të kam për ndërhyrje. Ku ta bëj tamponin?

19 tetor 2021

Koço -E bëra tamponin. Dola pozitiv. Mund të flasësh me Kel Jotin, drejtorin e spitalit? Mbase duhet të shtrohem në spital…

22 tetor 2021

Koço -U shtrova. Shefja e pavjonit, Najada, më priti mirë. Por nuk e di – spitali më duket si burg. Jam mërzitur që natën e parë.

30 tetor 2021

Unë -Fola me Piperon. Do të vijë këto ditë.

Koço
-Erdhi Pipero. Bëmë edhe një foto. E di çfarë më tha? “Nuk ke asgjë. Je sëmurë se të ka ikur humori! Kërko humorin të shërohesh. Edhe nga analizat e tua, del se virusi është arratisur.” Por unë mendoj se Pipero flet si e bija e Zeqos majë thanës. Dua të dal nga spitali… Jam bërë derr…
Më ka ardhur goca nga Amerika. Dua të çmallem me të… Mund ta bisedosh edhe ti me Najadën?

3 nëntor 2021

Unë -Fola me Najadën. Më tha se nuk është dakord që të shkosh në shtëpi. Ia bëra të ditur që ti këmbëngul. Mbase i bën mirë, i thash…

4 nëntor 2021

Koço nuk u përgjigj… Ky ishte mesazhi i fundit…

Djali i Koços -Do e marrim Koçon në shtëpi. Të lutem na duhen dy bobola me oksigjen.

Në shtëpi aktori i madh qëndroi disa orë. Brenda ditës u kthye në spital. U fut në intubim…

 

Previous Post

Gjendet i pajetë 56 vjeçari në Lezhë, policia jep detajet

Next Post

Këngëtari Aleksandër Gjoka ndjehet keq papritur ndërsa këndonte në pedonalen e Beratit

droni

droni

Next Post
EMRAT/ Aleksandër Gjoka “prish gojën” me gazetarët e politikanët që japin leksione demokracie

Këngëtari Aleksandër Gjoka ndjehet keq papritur ndërsa këndonte në pedonalen e Beratit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.