Artan Ismalaj, burri që dyshohet se goditi sot me thikë gruan e tij në një makinë tip furgon në Bubq të Fushë Krujës është me profesion kameraman.
Ai ishte në mjetin e tij tip “Ford” bashkë me gruan, Klaritën, 45 vjeçe ndërsa janë futur në magazinë duke ndjekur një kamion, i cili është futur për të shkarkuar ushqim për lopët, pasi magazina është stalle lopësh. Në atë moment ka ndodhur edhe krimi.
Burrë e grua jetonin prej vitesh në Tiranë dhe kanë në pronësi të tyre një dyqan pranë Fakultetit të Inxhinierisë.
Po ashtu nga pohimet e familjarëve të tyre, mësohet se çifti nuk ka pasur probleme. Aktualisht 51-vjeçari ndodhet në spital, në gjendje të rëndë për jetën, pasi goditi disa herë me thikë edhe veten. a.b











