• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Masakra e Velipojës, dosja: dëshmitë e dy të mbijetuar e, çfarë pa prokuroria në vendngjarje. Dinamika e vrasjeve

droni by droni
1 July, 2021
in Kronika, Kryesore
0
Dinamika e vrasjes në Velipojë, Myzerimi kishte ditën e parë të punës
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në dosjen e prokurorisë të siguruar nga Abcnews.al, thuhet se rreth orës 00:35 është njoftuar se  quajtur Pulaj-Plazh, Velipojë, ka ndodhur një masakër.

Pas mbërritjes së forcave policore në vendin e ngjarjes është konstatuar se në oborrin e hotel dhe restorant “Gocaj”, është gjetur i vrarë shtetasi Kujtim Ferracaku, dhe disa metra me tutje janë gjetur të vrarë shtetasit Edmond Gocaj, vëllai i tij Xhovan Gocaj. Ndërkohë policia njofton se pak metra më tutje është gjetur i vrarë edhe personi më i pafajshëm në këtë ngjarje që tronditi vendin, Musaen Zenali. Ndërkohë sipas grupit që shkoi në vendin e ngjarjes janë gjetur të plagosur rëndë Hasan Ferracaku dhe Elmedin Dyli. Ky i fundit kishte marrë një plumb në zemër.

Sipas të dhënave nga dosja e masakrës ngjarja në fjalë rezulton se ka ndodhur për motive të dobëta, ku  Hasan dhe Kujtim Ferracaku (vëllezër), janë konfliktuar me vëllezërit Gocaj pak orë para krimit, lidhur me ndarjen e shezllonëve në plazh dhe në darkë janë takuar për t’u sqaruar me ta.

Nga dëshmitë e marra rezulton se anëtarët e familjes Ferracaku (një numër i konsiderueshëm personash sipas dëshmive të marra paraprakisht) kanë shkuar te hoteli i vëllezërve Gocaj.  Gjatë bisedës me Gocajt, debati është ashpërsuar dhe janë qëlluar me armë të dy palët. Nga personat e konfirmuar që kanë qenë në vendngjarje gjatë debatit janë të konfirmuar, viktima Kujtim Ferracaku, nipi i tij i mituri Elmedin Ylli, Hasan Ferracaku dhe tre djemtë e tij Astrit, Abedin dhe Shyqyri Ferracaku (të cilët vijojnë të jenë në kërkim).

Mësohet se Hasan Ferracaku në deklarimet e tij shpjegon se kishte disa ditë që ka pasur një konflikt për punë çadrash për në plazh me djemtë e Pjetër Gocajt nga Velipoja, ku ai ka marrë me qira ose leje për shfrytëzim të shezllonëve në plazh dhe tek vendi në fjalë kanë ndërhyrë edhe djemtë e Pjetrit dhe për këtë gjë janë konfliktuar.

Rreth mesnatës së 26 qershorit Hasan Ferracaku me persona të tjerë nga fisi i tij kanë shkuar tek lokali i djemve të Pjetrit disa metra me tutje lokalit të tij për tu sqaruar dhe është ulur në tavolinë me njërin prej djemve Gocaj dhe pasi kanë biseduar ka krisur arma. Sipas Hasan Ferracakut një nga vëllezërit Gocaj ka qëlluar me automatik drejt Kujtimit. Ky i fundit i është kundërpërgjigjur me pistolete dhe i është hedhur dhe ka kapur armen automatik të djalit të Pjetrit.

Ndërkohë nipi i Ferracakëve, Elmedi Dyli ka dhënë dëshminë e tij duke thënë se ishte në vendin e ngjarjes.

Ai shpjegon se pasi ka mbaruar punën rreth orës 23.30 ka dalë me stafin e lokalit para hotel Fantazisë për të pire kafe dhe aty ka dëgjuar debate që vinin përtej lokalit të Hasanit dhe siç kanë qenë bashkë kanë shkuar te vendi në fjalë. Aty ka parë Hasanin që ishte në tavolinë me një person duke sqaruar debatin midis tyre, kishte edhe persona të tjerë të pranishëm.

Në këtë kohë ka shkuar Kujtimi, gjyshi i tij dhe lëshon disa fjalë drejt tyre si “janë marrë këto, kush jeni ju”, etj dhe aty ka dëgjuar krisma arme që i kanë ardhur në krah nga pas tij dhe ka parë që Kujtimi është rrëzuar në tokë, aty kanë filluar edhe të shtëna me armë zjarri të tjera.

Sipas të miturit, armë kanë pasur Kujtimi Ferracaku, Hasan Ferracaku dhe Abedin Ferracaku djali i Hasanit, kurse pala tjetër ka pasur automatik. Pas të shtënave sipas tij, dhe gjyshi i tij Kujtimi është kundërpërgjigjur.

Në vendin e ngjarjes policia ka gjetur në tarracën e hotel Gocaj një armë zjarri tip pistoletë dhe tre fishekë. Deri më tani mungon arma tip automatik që është shkrepur në vend ngjarje. Po ashtu është sekuestruar edhe një pistoletë tip T-T.

Fakti se në vendngjarje është qëlluar nga disa persona konfirmohet nga numri, lloji dhe modeli i gëzhojave që janë gjetur në vendin e ngjarjes, ku dyshohet se janë përdorur të paktën katër lloje armësh.

Nga këqyrja e vendit të ngjarjes, janë konstatuar një armë tip pistolete e llojit T-T, me 6 fishekë në krehër dhe një fishek në folenë e armës e gjetur dhe sekuestruar pranë viktimës Kujtim

Ferracaku, 8 gëzhoja metalike mod.54 mm, 5 gëzhoja metalike mod.56 mm, 5 gëzhoja metalike mod.7.65 mm, 1 fishek i pa plasur mod.7.65 mm, 3 copë predha arme zjarri.

Në vendin e ngjarjes konstatohen që gëzhojat janë gjetur në mënyrë të çrregullt e të shpërndara në të gjithë vendin e ngjarjes.

Sjellim ndërmend se nga përplasja me armë mbetën të vdekur Kujtim Ferracaku 59 vjeç, pronar i hotel “Fantazia”, vëllezërit Xhovani dhe Edmond Gocaj 25 dhe 38 vjeç që kishin hotelin “Gocaj” dhe jetimi fatkeq Musaen Zeneli 20 vjeç, që e kapi një plumb në zemër dhe i mori jetën në vend. Po ashtu u plagosën edhe Hasan Ferracaku, vëllai i biznesmenit që u vra dhe nipi i tij Elmedin Tyli. abcnews

 

Previous Post

INVESTIGIMI/ Skandal me perimet, në tregje, produkte me pesticide mbi normat, të ndaluara në BE

Next Post

TIRANË/ Qëllon veten, i jep fund jetës me armë zjarri

droni

droni

Next Post
Sarandë/ Humb jetën një 55-vjeçar duke punuar me eskavator

TIRANË/ Qëllon veten, i jep fund jetës me armë zjarri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.