Kryetari i PD, Lulzim Basha bëri reagimin e parë të tij kundër qeverisjes se Ramës dy javë pasi u zgjodh kryetar. Basha dënon postimin cinik të Ramës në Facebook ndërsa thekson se shteti është i gjunjëzuar përpara krimit.
Postimi i Bashës:
Kur policia reduktohet në vegël të regjimit për të mbrojtur pushtetin dhe lidhjet me krimin, kur përgjigja e vetme sa herë përgjaken qytetet tona është “hëngshin kokat e tyre”, jeta e qytetarëve, fëmijëve dhe familjeve shqiptare është në rrezik.
Me postimin cinik si i sotmi pas masakrës së Velipojës, përgjegjësi për këtë situatë nuk e fsheh dot përgjegjësinë e tij, por vetëm rikonfirmon gjunjëzimin e shtetit para krimit të bërë njësh me pushtetin e tij të korruptuar deri ne palcë.











