Rreth orës 18:40, në fshatin Sheqishte, pranë burgut të Fierit, është gjetur nga familjarët pa shenja jete në tokat e tij, shtetasi N. G., 45 vjeç.
Nga hetimet paraprake dyshohet se ky shtetas është vetëhelmuar dhe nga këqyrja paraprake e trupit të 45-vjeçarit, nuk janë konstatuar shenja dhune.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkakut të vdekjes. a.b











