U përcollën sot për në banesën e fundit të 4 anëtarët e familjes Gushi. Eduarti, Silvana dhe dy bijat Anastasia dhe Eva.
Jeta e tyre u ndërpre tragjikisht në aksidentin e djeshëm në autostradën Fier-Vlorë. Nënën e Silvanës e mbajnë nga krahët, teksa vajton bijtë, ndërs ames dhimbjes thërret ‘o lulet e nënës çfarë më bëtë’.


Aksidenti i rëndë u regjistrua mëngjesin e djeshëm në autostradën Fier-Vlorë, ku makina tip ‘Audi’, qe drejtohej nga 22-vjeçari Igli Madani, me shpejtësi skëterrë, përplasi automjetin tip “Toyota”, me të cilin po udhëtonin familja Gushi. Përplasja ka qenë aq e fortë sa makina ‘Toyota’ u shtyp dhe u shkatërrua totalisht. Për shkak të deformimit të madh të pësuar të ‘Toytos’, prindërit dhe dy vajzat e mitura mbetën të bllokuara brenda mjetit dhe u desh ndërhyrja e zjarrfikëses dhe përdorimi i gurit freksibël për t’i nxjerrë ato. a.b











