Vala e nxehtësisë afrikanë pritet të arrijë kulmin të shtunën në të gjithë Greqinë.
Meteorolohët parashikojnë temperatura deri në 43 gradë Celcius, sipas Meteo.
Shërbimi i motit i Observatorit Kombëtar të Athinës njoftoi se temperaturat do të jenë më të larta në Greqinë qendrore, Greqinë veriore dhe pjesë të tjera të Greqisë kontinentale.
Shtrëngata sporadike do të ndodhin gjatë pjesëve më të ngrohta të ditës në pjesët malore, kryesisht në Maqedoninë Lindore dhe Trakinë. Përqendrimet e pluhurit Saharian mbeten të larta. a.b
Temperaturat në Atikë, që përfshin Athinën, do të shkojnë nga 28 në 40-41 gradë C.











