Një aksident tragjik ka ndodhir sot në aitostradën Fier Vlorë duke shkaktuar 3 viktima, në vendin e aksidentit mes tyre edhe një fëmi. Më pas ka humbur jetën edhe fëmija tjetër duke u shuar gjitha familja që po udhëtonte me një makinë me targa greke.
Makina ra në një kanal pas parakalimit të gabuar të Audit.
Rreth orës 08:23, në autostradën Fier-Vlorë, në vendin e quajtur “Kripa”, një mjet tip “Audi” është përplasur me një mjeti tip “Toyota ”.
Si pasojë e aksidentit, 3 shtetasit që udhëtonin me mjetin “Toyota” (dy të rritur dhe një fëmijë i mitur) kanë ndërruar jetë. Gjithashtu janë dëmtuar dhe dy shtetasit që udhëtonin në mjetin “Audi” (drejtuesi dhe pasagjeri), të cilët po transportohen në spital, për ndihmë mjekësore.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të aksidentit, identifikimin e viktimave dhe të personave të plagosur. a.b












