Policia ka identifikuar viktimat e aksidentit tragjik në autostradën Fier Vlorë, nje familje nga Patosi, Eduart Gushi, 44 vjeç, e shoqja Silvana Gushi 33 vjeç, si dhe dy vajzat e tyre të mitura Anastasia Gushi 14 vjeç, dhe Eva Gushi 9 vjeç .
“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë pak më parë, ju bëjmë me dije se:
Si pasojë e aksidentit kanë ndërruar jetë 4 personat që udhëtonin me mjetin “Toyota”, shtetasit E. Gushi, 44 vjeç, S. G Gushi, 33 vjeçe, A. Gushi, 14 vjeçe dhe E. Gushi, 9 vjeçe.
Ndërkohë, në spitalin e Vlorës po marrin mjekim 3 shtetasit që udhëtonin me mjetin “Audi”, I. M., F. L dhe G. S., të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën”, .
Vijojnë veprimet nga grupi hetimor, për sqarimin e rrethanave të aksidentit.











