Rreth orës 11:00, në lagjen “Pavarsia”, si pasojë e një konflikti të çastit , për motive të dobëta, është goditur me mjet prerës(thikë), shtetasi F. P., 57 vjeç, banues në Vlorë.
Shtetasi F. P, aktualisht ndodhet në Spitalin e Vlorës nën kujdesin e mjekëve.
Gjithashtu ka shoqëruar në ambientet Policore autorin e dyshuar, shtetasin P. S., dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. a.b











