Aktivistët e Organizatës Politike kanë vendosur postera në stacionet e autobusave për të njoftuar udhëtarët për protestën e ditës së premte, në orën 17:00, përpara Bashkisë së Tiranës.
Nëse nuk bashkohemi e të reagojmë, ata nuk kanë për t’u ndalur derisa të na marrin edhe qindarkën e fundit, theksojnë organizatorët.
Protesta mbahet për ndalimin e abones së përbashkët gjë që dyfishon dhe trefishon shpenzimet e udhëtimit për banorët e Tiranës.
Ndërkaq disa televizione dhe portale të cilat jetojnë me reklamat e ujësjellësit dhe Albtelekom që shpërndahen prej Bashkisë së Tiranës shpërndanë sot lajmin se abonetë do të rikthehen shumë shpejt për udhëtarët e linjave urbane. Lajmi nuk citon asnjë burim të Bashkisë së Tiranës dhe bie ndesh me planifikimin që kishte bërë Erion Veliaj për ta anuluar abonenë e përgjithshme për 3 muajt e verës.
Duket se kjo është një lojë organizuar nga Erion Veliaj për të pakësuar radhët e protestuesve nesër para Bashkisë së Tiranës. m.k











