Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK konfirmoi në detyrë gjyqtaren e Gjykatës së Tiranës, Irena Plaku.
Gjyqtarja Plaku u përball me barrë prove mbi burimin e ligjshëm të të ardhurave të familjes së prindërve, të cilëve u kishte marrë 15 mijë euro hua për blerjen e një apartamenti në Tiranë. Plaku e cilësoi hetimin e KPK korrekt dhe objektiv, por theksoi se kishte paraqitur sqarime të plota dhe dokumente shtesë për të ardhurat e familjes.
Procesi i rivlerësimit për gjyqtaren Irena Plaku u krye nga trupi gjykues i KPK i kryesuar nga Genta Tafa (Bungo), me relatore Alma Faskajn dhe anëtar Lulzim Hamitajn.
Irena Plaku përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2011 dhe u emërua si gjyqtare në Gjykatën e Korçës. Prej vitit 2015, Plaku e ushtron funksionin në Gjykatën e Tiranës. a.b












