• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Grupi për PD kundërshton zgjedhjen e Këshillit të ri kombëtar parashikuar nga vendimi i kryesisë së PD-së

droni by droni
23 June, 2021
in Kryesore, Politika
0
Edit Harxhi: Nëse Basha nuk njeh zgjedhjet të mos shkojë në Parlament
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Grupi për PD-në ka kundërshtuar zgjedhjet e reja për forumet e PD parashikuar pak ditë më parë nga vendimi i kryesisë së PD.

Sipas grupit për PD-në, ky vendim është antistatutor dhe i paligjshëm për faktin se bie ndesh me nenin 50 të Statutit të Partisë Demokratike “Mbi kompetencat e Këshillit Kombëtar” ku theksohet se mandati i Këshillit dhe Organeve Drejtuese të tij është 4 (katër) vjeçar.

Ndërkaq kryesia e PD ka parashikuar edhe ndryshime në statut, ndërkohë që Kongresi do të përfshihet në zgjedhjen e një këshilli të ri kombëtar.

Deklarata e grupit për PD-në:

Grupi për PD shpreh shqetësimin e tij në lidhje me vendimet e mbledhjes së fundit të Kryesisë së Partisë Demokratike të mbajtur në datë 18 qershor 2021. Në vendimin e Kryesisë “Për thirrjen e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike të Shqipërisë, Pika II 1 e këtij vendimi flet për informimin e Kuvendit Kombëtar mbi analizën e masakrës zgjedhore të 25 prillit 2021, në një kohë kur po kjo kryesi ka vendosur se analiza mbi zgjedhjet e prillit përfundon në 30 shtator 2021.

Kryetari i rikonfirmuar në minorancë me vetëm 30 mijë vota të anatërësisë së PDSH-së, 25 mijë më pak se në vitin 2017, kërkon të shkarkojë përgjegjësinë e tij për zgjedhjet e 25 prillit 2021, tek anëtarët e thjeshtë të Partisë, Kryetarët e Degëve dhe Degët e PDSH-së, pa bërë transparencë se cfar ndodhi me garancitë që dha para zgjedhjeve në lidhje me mbrojtjen e votës së qytetarëve shqiptarë.

Analiza për “realizimin e objektivave të vendosur për zgjedhjet e 25 prillit 2021” është në kundërshtim të hapur me deklaratat për masakër zgjedhore. Zoti Basha duhet të ndajë mendjen, ose zgjedhjet janë vjedhur ose nuk janë arritur objektivat nga strukturat e Partisë Demokratike dhe deputetet e listës. Në të kundërt ai duhet të pranojë siç është e udhës përgjegjësitë e tij për këtë humbje. Mbledhja e Kuvendit Kombëtar pa mbyllur analizën tregon se qëllimi i vërtetë nuk janë zgjedhjet.

Pika 3 e të njëjtit vendim flet për zgjedhjen e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike. Ky vendim është antistatutor dhe i paligjshëm për faktin se bie ndesh me nenin 50 të Statutit të Partisë Demokratike “Mbi kompetencat e Këshillit Kombëtar” ku theksohet se mandati i Këshillit dhe Organeve Drejtuese të tij është 4 (katër) vjeçar.

Mungesa e transparencës në vendimarrje dhe vendimet e pabazuara në statut vazhdojnë të jenë problem kryesor i lidershipit të Partisë Demokratike që menjëherë pas përfundimit të ngjarjes së 13 qershorit 2021 dhe rikonfirmimit të Kryetarit të Partisë pa garë dhe duke hequr nga listat mijëra demokratë, kërkon të bëjë fushatën e fundit të spastrimeve në Parti. Ndërprerja e mandatit të Këshillit Kombëtar është i paligjshëm dhe duhet hequr nga rendi i ditës së mbledhjes së Kuvendit Kombëtar.

Partia Demokratike ka lindur si një Parti e lirisë së mendimit dhe individit, e vendimeve kolegjiale dhe marrjes së përgjegjësive e për këtë arsye do të mbetet e tillë pavarësisht spastrimeve të Kryetarit gjatë 8 viteve të fundit. Grupi për PD do të vazhdojë të kërkojë ringritjen e Partisë dhe rimëkëmbjen e saj, afrimin e të gjitha kontributeve dhe bashkimin e Partisë deri në ardhjen sa më parë në pushtet.e.k

Previous Post

Gjykata Kushtetuese rrëzon qeverinë për pezullimin e cështjes së zgjedhjeve lokale

Next Post

EMRI/ Kalon vetingun gjyqtarja e Tiranës, sqaroi për 15 mijë euro hua

droni

droni

Next Post
EMRI/ Kalon vetingun gjyqtarja e Tiranës, sqaroi për 15 mijë euro hua

EMRI/ Kalon vetingun gjyqtarja e Tiranës, sqaroi për 15 mijë euro hua

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.