Pas plagosjes me armë në orët e para të mëngjesit të së shtunës, biznesmenit Spiro Iljadhi do ti digje edhe lokali.
Policia ka arritur ta kapë autorin e krimit në tentativë pak para se të hedhë shishen me benzinë në lokal.
Në pranga për ngjarjen ka përfunduar shtetasi Luan Obzova, 32 vjeç, person me precedentë penalë në fushën e narkotikëve. Policia sqaron një ditë më parë se i është sekuestruar në cilësinë e provës materiale një shishe me lëndë djegëse që do të përdorte për të realizuar zjarrvënien dhe motomjeti me të cilin do të largohej.
Dyshohet se Obzova mund të jetë paguar për të kryer zjarrvënien. Ende nuk dihet nëse 32-vjeçari ka lidhje me tre autorët e dyshuar të ngjarjes, dy prej të cilëve janë ende në kërkim nga Policia.
Biznesmeni nga Saranda Spiro Iljadhi, është arrestuar nga Policia, ndërsa ndodhet i shtruar në Spitalin e Traumës në Tiranë pasi dyhsohet se edhe ka qëlluar me armë gjatë ndeshjes me tre persona nga Tepelena para lokalit të tij në Sarandë.
Arrestimi i 35- vjeçarit u bë pasditen e djeshme, ndërsa më herët gjatë ditës u prangos edhe një nga tre autorët, shtetasi Redjan Hadëri, 33-vjeç nga Tepelena. a.b












