Drejtori i Ujësjellësit në Fushë-Arrëz këtë qytet, Anduel Gjinaj është goditur sot nga një person.
Drejtori Gjinaj ka bërë denoncimin në Polici dhe në Prokurorinë e Pukës.
“Jam goditur nga shtetasi M.Q., për shkak të detyrës. Shtetasit M. Q. i shkëputa një linjë uji të paligjshëm”, ka thënë Gjinaj, raporton “News 24”.
Ende nuk ka një njoftim zyrtar nga Policia lidhur me ngjarjen. a.b












