Në vijim të punës së kryer nga grupi hetimor, pas përfundimit të peshimit të pakove me kokainë kapur në Durrës, rezultoi se pesha totale është 324 kilogramë e 400 gramë.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, vijon punën hetimore në bashkëpunim dhe me autoritetet policore të Maqedonisë së Veriut për zbardhjen, dokumentimin, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.a.b











