Ardian Capja ne momentin e arrestimit nga policia
Prokuroria e Posaçme SPAK ka shtuar në listën e viktimave të Capjave edhe një tjetër. Në dosjen për Ardian Çapjen dhe 5 të pandehurve të tjerë në lidhje me vrasjen e babë e bir, Nezir e Gentian Beqirit më vitin 2012, është shtuar edhe hetimi për vrasjen e djalit tjetër të familjes Beqiri, Sajmir Beqirit.
Saimiri është vrarë mëngjesin e 11 prillit 2016, pak muaj pas masakrës së Elbasanit ku mbetën të vrarë 3 persona dhe të plagosur 8 persona. Mes të vrarëve në këtë ngjarje, vëllai i Ardian Çapjes, Agron Çapja dhe nipi i tij, Ardit Sinakllori. Gjithashtu i plagosur mbeti edhe Florenc Çapja.
Nga hetimet e deritanishme, edhe vrasja e Sajmir Beqirit dyshohet të ketë ardhur si pasojë e hakmarrjes mes dy familjeve, por nuk dihet ende nëse ka prova materiale që implikojnë Çapjat.a.b











