Prokurorja e Tiranës, Anila Galanxhi ka dorëzuar dorëheqjen e saj në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, raportojnë mediat online.
Anila Galaxhi e ka filluar karrierën e saj në sistemin e drejtësisë në vitin 2001 si prokurore e Prokurorisë së Vlorës dhe prej vitit 2005, e ushtronte funksionin në Prokurorinë e Tiranës.
Galanxhi ka pasur seancën e saj të parë në fund të muajit Maj në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, dhe duket se i janë gjetur disa parregullsi, për shkak të të cilave ajo ka dhënë vetë dorëheqjen.
Në deklarimin për herë të parë në vitin 2003, prokurorja Anila Galanxhi nuk zotëronte asnjë pasuri, ndërsa në fund të vitit 2017, pasuria familjare kap vlerën e 54.3 milionë lekëve, duke shënuar një rritje mesatare vjetore prej 3.8 milionë lekësh.
Ajo deklaron familjarisht pasuri të paluajtshme me vlerë 32 milionë lekë, likujditete bankare prej 20.9 milionë lekësh, automjet me vlerë 745 mijë lekë dhe kursime në cash prej 600 mijë lekësh.
Pak më parë dha dorëheqjen si prokuror edhe Granit Shahu, kandidat për kryeprokuror dhe magjistrat aktual në Prokurorinë e Tiranës. a.b











