• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Refuzimi i Kolegjit për transparencën e zgjedhjeve, PD: Edi Rama, urdhërues për fshehjen e vjedhjes së pushtetit

droni by droni
15 June, 2021
in Kryesore, Politika
0
Refuzimi i Kolegjit për transparencën e zgjedhjeve, PD: Edi Rama, urdhërues për fshehjen e vjedhjes së pushtetit
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Refuzimi i Kolegjit për transparencën e zgjedhjeve, PD akuzon Edi Ramën si urdhërues për fshehjen e vjedhjes së pushtetit dhe për ndërhyrje në vendimet e Kolegjit Zgjedhor, pas refuzimit të këtij të fundit për të bërë transparencën e zgjedhjeve.

Deklarata e avokatit të PD, Marash Logu:

Prej dy muajsh Partia Demokratike dhe Aleanca për Ndryshim, së bashku me Lëvizjen Socialiste për Integrim, ka filluar një betejë ligjore në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve për zbardhjen e plotë të masakrës elektorale të 25 prillit.
Ne kemi sjellë me qindra fakte dhe shpjegime, të cilat shpjegonin në mënyrë të detajuar të gjithë sistemin kriminal që kishte ndërtuar regjimi Rama-Doshi për të tjetërsuar vullnetin e qytetarëve shqiptarë në 25 prill.
Fatkeqësisht por pa asnjë surprizë, Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve dhe Kolegji Zgjedhor refuzoi të drejtën për transparencë, jo vetëm të Partisë Demokratike, jo vetëm të 630 mijë zgjedhësve që përfaqësojmë ne apo 107 mijë zgjedhësve që përfaqëson Lëvizja Socialiste për Integrim, por të gjithë qytetarëve shqiptarë të cilët donin të kuptoni se çfarë ka ndodhur në të vërtetë në zgjedhjet e 25 prillit.
Këto vendime janë të paprecedenta. Këto vendime janë në kundërshtim flagrant me ligjin zgjedhor dhe të gjitha aktet e tjera ligjore në Shqipëri, ku i refuzohet e drejta palëve për të bërë transparencë mbi një proces zgjedhor.
Ne sigurisht e dimë se kush ka qenë mbrapa këtyre vendimeve.
Ka shumë qytetarë që na pyesin çdo ditë:
Kush nuk është i interesuar për të zbardhur të plotë masakrën zgjedhore të 25 prillit?
Kush është i frikësuar nga transparenca e plotë mbi këtë masakër?
Kush është “dora e zezë” që ka mbyllur gojën e komisionerëve të Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve?
Kush është “dora e zezë” që mbyll gojën e gjyqtarëve të Kolegjit Zgjedhor?
Kush është “dora e zezë” dhe kriminale që nënshkruan vendime të paligjshme?
Përgjigja është një dhe e vetme është Edi Rama. Është Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë që është njeriu më i interesuar në këtë vend për të shuar dhe për të shkatërruar çdo hapësirë lirie, çdo hapsirë demokracie dhe çdo hapësirë të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme që ekzistojnë në këtë vend.
Por ne e kemi marrë vendimin, e kemi thënë prej ditës së parë dhe do t’i shkojmë deri në fund.
Demokratët nuk dorëzohen.
Ne nuk dorëzohemi.
Qytetarët shqiptarë nuk dorëzohen.
Prandaj ne do ta vazhdojmë deri në fund betejën për zbardhjen e plotë të masakrës zgjedhore të 25 prillit.
Ne do ta vazhdojmë deri në fund betejën që asnjë “dorë e zezë” dhe kriminale në Republikën e Shqipërisë, qoftë kjo dora e Edi Ramës, qoftë dora e Taulant Ballës, Damian Gjiknurit apo Engjëll Agaçit të mos mundë të ndalë vullnetin e qytetarëve për ndryshim. Këtë betejë jemi të vendosur për ta çuar deri në fund.
Pyetje: Ku do të shkojë ankimimet tuaja z.Marashi, pasi vendimet e Kolegjit Zgjedhor janë të pankimueshme?
Marash Logu: Siç e kemi thënë edhe në fillim ne do të përdorim çdo mjet, çdo mundësi që ekziston për t’i shkuar deri në fund betejës tonë. Grupi i juristëve që është pranë Partisë Demokratike do të përgatisë shumë shpejt strategjinë ligjore që ne do të ndjekim në Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Strasburgut për transparencë të plotë për procesin zgjedhor të 25 prillit dhe për të mos lejuar që zgjedhjet; që u diktuan nga krimi dhe paligjshmëria, zgjedhjet që u diktuan nga 10 mijë lejet e legalizimit të dhëna në mënyrë të paligjshme, nga 13 mijë punonjës të punësuar në administratën publike në vetëm 4 muaj, nga 63 milionë euro paga, nga 125 milionë euro që u përdorën për tërmetin, nga heqja e të drejtës së 500 mijë shtetasve shqiptarë që jetojnë në Greqi dhe Maqedoninë e Veriut, apo votimet e shumëfishta që ne i kemi denoncuar vazhdimisht, ku në qarqe si Fieri, Tirana, Durrësi ka pasur persona që kanë votuar nga 5-6 herë të mos lejohen që të diktojnë vullnetin e shqiptarëve në zgjedhjet e 25 prillit.
Kjo është një betejë që ne do të përdorim çdo mjet ligjor, sigurisht shumë shpejt do të njoftoheni edhe për mjetet politike që do të përdoren për të adresuar këtë problematikë. a.b

Previous Post

Kushtetuesja vendos zgjerimin e objektit të hetimit për Teatrin Kombëtar

Next Post

Dekriminalizimi, Gazment Bardhi: Lajm i mirë, një tjetër burgaxhi i Edi Ramës largohet nga bashkitë

droni

droni

Next Post
Gazmend Bardhi shpjegon dinamikën e ngjarjes së rëndë në Elbasan: Kush qëlloi i pari

Dekriminalizimi, Gazment Bardhi: Lajm i mirë, një tjetër burgaxhi i Edi Ramës largohet nga bashkitë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.