Prania e forcave speciale në rrugët e Durrësit këtë mbrëmje nuk i ka penguar disa ngjarje të dyshuara kriminale në qytet. Një makimë është djegur këtë mbrëmje në lagjen 8 ndërsa policia ka shoqëruar disa persona në lidhje me ngjarjen.
Durrës/Informacion paraprak
Më datë 14.06.2021, në orën 21:20, në lagjen nr.8 Durrës, ka rënë zjarr në mjetin tip “Volkswagen”, në pronësi të shtetasit M. T., nga e cila ka vetëm dëme materiale.
Janë shoqëruar në ambientet e Policisë disa persona të dyshuar se mund të kenë dijeni për ngjarjen si dhe vijon puna për administrimin e çdo prove materiale që do ti shërbejë zbardhjes së ngjarjes.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të zjarrit. a.b











