Një efektiv i Forcave “Shqiponja”, u gjet u përfshirë në trafik droge ndërsa është arrestuar gjatë një operacioni të forcave të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit në qytetin e Sarandës.

Lavdosh Meta
Efektivi i ndaluar është shtetasi Lavdosh Meta, 38-vjeç, lindur në Fier dhe banues në Sarandë ndërsa shërbente në komisariatin e policis së rrethit, bëjnë të ditur burime të besueshme nga policia.
Në operacionin e sotëm në Sarandë bëhet me dije se mori pjesë dhe SHÇBA, ndërkohë që operacioni është ende në vijim dhe nuk kemi paraprakisht një njoftim zyrtar nga policia. r.k











